Arrihet marrëveshja, Bersant Celina transferohet në Superligën e Turqisë

Transferi i ri i Milanit niset drejt Italisë

Lojtari kosovar, Bersant Celina do të bëjë një tjetër lëvizje në karrierën e tij.

Anëtari i kombëtares së Kosovës aventurën e tij do ta vazhdojë në Superligën e Turqisë, me skuadrën e Kasimpasa, bën të ditur gazeta ‘Nacionale’.

Celina do t’i bashkohet lojtarit tjetër të Kosovës, Florent Hadergjonaj.

Transferi i ri i Milanit niset drejt Italisë

Kjo lëvizje e Celinës vjen pas një sezoni të kaluar te skuadra e Ipswich.

Gjithnjë sipas ‘Nacionale’, lojtari pritej të zyrtarizohej te skuadra turke gjatë javës së kaluar, por për disa arsye kjo lëvizje vonoi.

Tani, gjithka është dakorduar mes palëve të përfshira. Celina do të luajë me fanellën e Kasimpasa sezonin e ardhshëm. Atje kalon në formë huazimi.