As pas 13 muajsh nuk dihet asgjë për biznesmenin Bedri Rexhepi

Reagimi i parë nga Kievi pas fjalimit të Putinit: NATO nuk do të sulmojë Rusinë

Megjithëse sot bëhen 13 muaj nga dita kur është zhdukur biznesmeni Bedri Rexhepi, familja akoma nuk ka një përgjigje për vendndodhjen ose për fatin e tij.

Informacionet të cilat deri tani kanë familjarët janë se Bedri Rexhepi me datën 8 prill 2021 është parë në Novobërde dhe nga aty me asgjë nuk dihet për të.

Familjaret të dëshpëruar në institucione kanë deklaruar që edhe pas shumë kontakteve me prokurorë të rastit akoma nuk kanë një përgjigje se ku gjendet familjari i tyre.

Sipas tyre, përgjigjet janë të njëjta nga ana e prokurorisë se janë duke ndërmarrë veprime por që këto, sipas tyre, më shumë po mbesin vetëm si deklarata.

I kontaktuar nga KosovaPress, vëllai i Bedriut, Vedat Rexhepi, tha se nuk ka asnjë zhvillim të ri në lidhje me çështjen e biznesmenit të zhdukur.