Atifetja pozon te fotografi i njohur, sa shumë ka ndryshuar fytyra e saj

Ajo sot duket shumë ndryshe, nga se ishte dikur.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, javë më parë u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ishte prezente në varrimin e ish-sekretares së shtetit amerikan, Madeleine Albright.

Gjatë qëndrimit në New York, Jahjaga është marrë edhe me shumë aktivitete që ndërlidhen me fondacionin e saj.

Mes të tjerash, presidentja e katër e Republikës së Kosovës gjeti kohë edhe për realizimin e një sesioni të veçantë fotografik, në studion e fotografit të njohur shqiptar, Fadil Berisha.

Ky i fundit i ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram fotografitë që ia ka realizuar Jahjagës në studion e tij.

“Fotosesion me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga”, shkroi ndër të tjerash fotografi shqiptar me renome ndërkombëtare në mbishkrimin e fotografisë.

Atifete Jahjaga përndryshe ka qenë shumë e komentuar në media, për ndryshimin drastik në pamje dhe stil të jetesës pas përfundimit të mandatit të saj si presidente.