Atletico Madridi tenton t’ia marrë nga dora lojtarin Milanit


Atletico Madridi nuk heq dorë nga De Paul, duke e rivalizuar kështu Milanin.

Klubi spanjoll, Atletico Madrid, ka vazhduar bisedimet me mesfushorin e Udineses, Rodrigo De Paul.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Atletico është ende në negociata me Udinesen për De Paulin.

Udinese për shërbimet e mesfushorit po kërkon 40 milionë euro, ndërsa Atletico ka ofruar 20 milionë euro plus futbollsitin Nehuen Perez, ofertë e cila u refuzua nga klubi italian.

Në anën tjetër klubi spanjoll po kërkon 40 milionë euro për shitjen e Kieran Trippier, për të cilin ka shprehur interesim Man Utd, por Atletico dëshiron ta mbajë në ekip.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...