Balotelli arrin marrëveshje personale me skuadrën zvicerane

Mario Balotelli thuhet se ka rënë dakord për një transferim në FC Sion, dhe tani duhet të presë që skuadra zvicerane të gjejë një marrëveshje me Adana Demirspor.

Sulmuesi 31-vjeçar pati një sezon të mirë në Turqi, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë katër asistime në 31 paraqitje në Super Ligë.

Paraqitjet e tij dhanë shpresa për ta parë atë të kthehej në kombëtaren italiane, në një përpjekje për të zgjidhur krizën e sulmuesve, por në fund trajneri Roberto Mancini vendosi për opsione të reja.

Siç raportohet nga Alfredo Pedulla, Balotelli tani ka rënë dakord për kushtet personale me Sion dhe duhet të presë që të arrihet një marrëveshje midis klubit zviceran dhe ekipit të tij aktual Adana Demirspor, transmeton lajmi.

Gjërat kanë qenë paksa të paqëndrueshme për sulmuesin italian pas largimit të tij nga Nice në janar të vitit 2019. Ai kaloi gjashtë muaj me Olympique Marseille përpara se të bashkohej me Brescia, ku kaloi një vit në Serie A.

Pas rënies së tyre nga liga, ai mbeti një lojtar i lirë për disa muaj përpara se të bashkohej me Monzën e Silvio Berlusconit për pjesën e mbetur të sezonit 2020/21. Kur sezoni përfundoi, ai u nis për në Turqi, duke nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me Adana Demirspor.