Barcelona në aksion, po tenton transferimin e yllit të Man Cityt

Barcelona nis misionin për transferimin e Bernardo Silvas

Barcelona e ka filluar misionin për transferimin e Bernardo Silvas nga Manchester City.

Reprezentuesi portugez raportohet se mund të largohet nga kampionët e Anglisë në afatin kalimtar të verës.

Më herët është raportuar se Silva ka një marrëveshje me klubin anglez për ta lejuar atë që të largohet në verën e këtij viti.

“Mundo Deportivo” ka raportuar këtë diel se Barcelona tashmë është duke punuar për të nënshkruar me 27-vjeçarin.

Kjo lëvizje vlerësohet se ka gjasa që të ndodhë pasi edhe Silva e dëshiron kalimin në “Camp Nou”, teksa edhe trajneri Xavi e pëlqen atë si lojtar.

Bernardo Silva ka kontratë të vlefshme me Manchester Cityn deri më 30 qershor 2025.

Bazuar në “Transfermarkt”, ish-futbolisti i Benficas e Monacos vlerësohet me 80 milionë euro në tregun e transferimeve.