Befason Leao: Nëse nuk them se Ibrahimovic është i preferuari im, ai do të më vrasë

Kjo pritet të jetë e ardhmja e Coutunhos

Rafael Leao ka folur në lidhje me preferencat e tij në futboll, ku i ka përmendur tre lojtarët që e inspirojnë.

Ndër të pëlqyerit e anësorit të Milanit ishin Kylian Mbappe, Cristiano Ronaldo dhe Neymar Junior, por, pos treshes, portugezi e përmend edhe dikë.

Në këtë listë është edhe Zlatan Ibrahimovic për një arsye interesante.

Kjo pritet të jetë e ardhmja e Coutunhos

Sipas Leaos, nëse ai nuk e përmend 40-vjeçarin, Ibra do ta vrasë.

“Të preferuarit e mi janë Mbappe, Ronaldo dhe Neymar. Pos tyre është edhe Ibrahimovic, nëse nuk them për të, ai do të më vrasë”, u shpreh me shaka lojtari.

Suedezi, përkundër moshës, po vazhdon të jetë i rëndësishëm në sulmin e “kuqezinjve”.