Bekim Haxhiu jep lajmin e mirë për tërheqjen e Trustit

“Nëse deputetët e mbajnë fjalën, projektligji kalon”

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se projektligji për tërheqjen e parave nga Trusti do të kalojë nesër në Kuvend nëse nuk ka presion nga Qeveria.

Haxhiu shton se “pushteti i Kurtit” po ushtron presion mbi deputetët në forma të ndryshme dhe edhe me largim nga grupi parlamentar.

“Nëse deputetet ndjehen të lirë, projektligji për trustin kalon. Nëse vazhdon ky presion i pushtetit të Albin Kurtit mbi deputetët e mazhorancës me arsyetimin që do të dënojë deputetët me largim nga grupi parlamentar nga dhe largimin nga koalicioni”, tha ai.

“Nëse deputetët e mbajnë fjalën dhe nuk bijnë në presionin e pushtetit, projektligji kalon. Mbetet të shihet se si do të veprojnë nesër deputetët në Kuvend”, shtoi deputeti i PDK-së.