Bën manovra duke zbritur nga skilifti, qytetari rrezikon jetën në Brezovicë

Ky është i burgosuri 25-vjeçar që porositi vrasjen e oficerit korrektues në dyz

Qytetari rrezikon jetën në Brezovicë.

Një person i cili shihet në një video që po qarkullon në rrjete sociale duket se ka mbetur në një situatë të vështirë duke u mbajtur me duar në teleferik.

Sipas pamjeve, duket se videoja është xhiruar në Brezovicë.

Ndryshe, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se tashmë ka filluar punën Ndërmarrja Shoqërore Brezovica.

Sipas njoftimit të AKP-së, thuhet se më 13 janar 2022 Bordi i Drejtorëve i AKP-së emëroi Bordin e ri të Përkohshëm Menaxhues për NSH Inex Sharr Planina Brezovicë, Shtërpce, në përbërje të gjashtë anëtarëve. Kjo ndërmarrje me vendim të Bordit të Drejtorëve të AKP-së ishte vendosur më parë nën Administrim Direkt të AKP-së më 22 dhjetor 2020.

“Publiku njoftohet se skil-iftat janë lëshuar në operim në mëngjes më 16 janar 2022 dhe se do të vazhdoj operimi i rregullt i Brezovicës. Publiku ftohet që për çdo shërbim që pranojnë në këtë ndërmarrje të kërkojnë kuponin fiskal”, thuhet në njoftim.