Blerim Latifi reagon ashpër për protestën para Kuvendit: Nuk janë veteranët, ja kush po qëndron prapa këtij aksioni!

​Protesta përfundon me lule për policët

Profesori Blerim Latifi ka reaguar në lidhje me protestën që veteranët e luftës po e mbajnë para Kuvendit.

Ai në një postim të tij në Facebook tha se kjo nuk është protestë e veteranëve, por aksion politik i opozitës.

“Një veteran që proteston jashtë Kuvendit për pagën minimale (të cilën duhet ta ketë patjetër), nuk do të lejonte që zëri i tij të përfaqësohej brenda në Kuvend nga profiterët milionerë të luftës e pasluftës”, deklaroi Latifi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Fatkeqësisht kjo nuk është protestë e veteranëve, por aksion politik i opozitës, i zhvilluar sipas metodave të dikurshme të Kurtit: protesto jashtë Kuvendit dhe blloko punën e Kuvendit nga brenda!

Një veteran që proteston jashtë Kuvendit për pagën minimale ( të cilën duhet ta ketë patjetër), nuk do të lejonte që zëri i tij të përfaqësohej brenda në Kuvend nga profiterët milionerë të luftës e pasluftës.

Sot ne po shohim faktikisht një ofendim të dyfishtë të veteranëve: nga pushteti që i ka sjellë në këtë situatë me protestu për një pagë minimale, e cila realisht është edhe më keq se minimalja e ekzistencës, dhe nga opozita, e cila hapur po bën lojën e përdorimit të veteranëve për qëllimin e saj të ardhjes në pushtet.