Burri i zhdukur nga Vushtrria, vazhdon kërkimi i tij


Vazhdon kërkimi për burrin e zhdukur nga Vushtrria.

Driton Strana nga Vushtrria, është i zhdukur që nga data 9 shkurt i këtij viti. Kërkimet për të po vazhdojnë por akoma nuk ka ndonjë rezultat.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka dalë në terren për të vizituar ekipet e kërkimit që janë angazhuar për gjetjen e 56-vjeçarit.

“Sot kam vizituar njësinë e kërkim shpëtimit të FSK-së në krye me rreshterin e klasit të parë Safet Kelmemdi, që po merret me kërkimin e personit të humbur Driton Strana, i zhdukur pa gjurmë që 9 shkurti 2021.

FSK, Policia dhe Drejtoria komunale e emergjencave po bashkëpunojnë ngushtë dhe janë në kërkim të z. Driton Strana, ndërsa kushdo që ka informata për këtë qytetar, luten që të lajmërojnë Policinë e Kosovës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

56-vjeçari Driton Strana nga Vushtrria, është zhdukur që dy javë dhe që nga ajo kohë familja nuk di asgjë për vendndodhjen e tij.

Vëllai i tij, Shukriu, tha se Dritoni ditën kur u zhduk kishte shkuar te motra e tij për të pirë kafe dhe të njëjtës i kishte thënë se po kthehet në shtëpi, por më nuk është kthyer.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...