Burri vret gruan, i vendos në dhomë gjarprin kobra (Foto)

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se vrau të shoqen duke lëshuar një kobra në dhomë.

Policia në shtetin jugor të Keralas në Indi, tha se regjistrimet telefonike tregonin se burri I identifikuar vetëm si Sooraj, 27 vjeç, kishte qenë në kontakt me një rritës gjarpërinjsh e kishte parë gjithashtu video me gjarpërinj në internet. Sooraj mendohet se kishte marrë një nepërkë shumë helmuese në muajin mars e cila e kafshoi të shoqen, Uthra dhe e la në spital për gati dy muaj.

Ajo ende po merrte veten nga ai helmim, kur Sooraj mori këtë radhë një kobra e ia hodhi kur ishte duke fjetur.

Një deklaratë e policisë thoshte se 27 vjeçari kishte qëndruar në dhomë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dhe të nesërmen, po ndiqte rutinën e tij të mëngjesit kur shpërthyen britmat e nënës së Uthras.

Prindërit e saj nisën të dyshonin kur Sooraj u përpoq të shinte në dorë e pasurisë së gruas së tij vetëm disa ditë pas vdekjes së saj. Ajo vinte nga një familje e pasur, ndërsa Sooraj, punonjës i një banke private, vetë nuk ishte dhe aq mirë. Çifti kishte një fëmijë një vjeç.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !