Kryedimplomati turk është takuar me Albin Kurtin.
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu ka njoftuar në Twitter për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Cavusoglu thotë se diskutoi me Kurtin se si të përmirësohet bashkëpunimi, raporton Gazeta Express.
“Diskutuam modalitetet për ta avancuar bashkëpunimin tonë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Theksuam kërcënimin që paraqet organizata terroriste e FETO-s”, shkroi kryediplomati turk.
Takimi i Cavusoglut me Kurtin u mbajt në orën 11:50 në ndërtesën e Qeverisë, ndërsa Zyra e Kryeministrit deri tash nuk ka njoftuar ende për këtë.