Çfarë do të thotë “PS” dhe si të përdoret në e-maile


Sa i rëndësishëm është fundi i një letre, qoftë ajo e shkruar me dorë apo elektronike? A janë aty gjërat më të rëndësishme apo një shtesë për gjërat që vetëm sa ju kanë shkuar në mendje? Kur flitet për fundin e letrës ne siguri që parasysh i keni shkronjat PS. Mbase pak a shumë e keni krijuar një ide rreth asaj se kur përdoret PS në letra, por jo edhe çfarë saktësisht do të thotë një fjalë e tillë dhe nga cila gjuhë e ka rrënjën. PS vjen nga latinishtja “postscriptum” dhe do të thotë “passhkrim”, pra shënim pas asaj që është shkruar më parë. “Post” do të thotë “pas”, ndërsa “scriptum” do të thotë “shkrim”.

Që në fillimet e saj kjo është përdorur për të shtuar gjëra që janë harruar për t’u përmendur gjatë tekstit. Në të kaluarën kur letrat shkruheshin me dorë dhe kur harrohej diçka për t’u përmendur ishin dy rrugë: për ta shkruar letrën që nga fillimi, ose të shtohej PS. Prandaj, kjo ishte një formë përmes së cilës kursehej koha.

Kështu që PS mund të ketë gjurmë nga antikiteti, por është po aq e rëndësishme edhe në epokën digjitale. Sot atë mund ta shihni që nga bisedat e shkruara jo formale e deri në kampanjat e marketingut.

Si mund të përdoret?

Përdorni PS kur dëshironi të shtoni diçka që keni harruar ta shtoni përgjatë tekstit. Vendoseni këtë pjesë të shënimit, menjëherë pas përshëndetjes në fund dhe emrit tuaj! Shënimi të shkruhet menjëherë pasi të keni shënuar PS, pra nuk është e nevojshme të kaloni në hapësirë të re. Për rrjetet si mesazhet në WhatsApp dhe tweets, është në rregull nëse kjo shtohet edhe në një mesazh të ri.

Në epokën digjitale përdorimi i “postrcsriptum” mund të duket diçka e dalë mode. Sepse, nëse dikur të përmirësosh apo të shtosh diçka ishte shumë e vështirë, sot kjo është diçka e lehtë. Por, a po mbetet ende një mënyrë që e kursen kohën, apo është thjesht çështje stili? Të dyja qëndrojnë.

7 mënyra të përdorimit sot

Theksoni subjektin: Një “passhkrim” ju ndihmon që t’i ritheksoni gjërat të rëndësishme që vetëm se si keni përmendur gjatë shkrimit. Kjo ju ndihmon që t’i bëni me dije gjërat dhe t’i bëni më të dukshme ato, meqenëse hapësira ndërmjet letrës dhe kësaj shtese është më e madhe.

Shtoni hijeshi në këtë letër

PS mund të përdoren edhe për të shtuar ndonjë fjali “të zgjuar”, ndikuese, ose diçka argëtuese kur nuk dëshironi të jeni shumë formalë. Kjo ndihmon po ashtu që edhe lexuesit ta përfundojë leximin me diçka që do t’i krijojë përshtypje tjetër.

Shtoni informacione të cilat nuk mund t’i përfshini përgjatë letrës

Një mënyrë tjetër e përdorimit të shtesës së shkrimit është edhe të shtoni diçka, të cilën nuk do të mundnit ta përmendnit gjatë tekstit për shkak se nuk përputhet me të.

Shembull P.S. E di që është jashtë temës, por Agroni po më kërkoi me herët listat të cilat i kemi krijuar bashkë, a mund të mi dërgoni?

Jini argumentues

Një passhkrim mund të përdoret edhe ta thoni fjalën e fundit. Në të tilla raste duhet të jeni i prerë.

Shembull: P.S. Mos e bëni kurrë më një gjë të tillë!

Të shprehni ndjeshmëri

Pjesa më e njohur e “postscriptum” është të shprehurit e ndjeshmërisë. Është sidomos e njohur për të dashuruarit, por në nivel më profesional, mund të tregoni se sa mirënjohës ndiheni për ndonjë ndihmë që ju është bërë.

PS si strategji

Në fushatat me postë, “postscriptum” shpesh përdoret si strategji e marketingut. Përdorni atë për të promovuar oferta speciale, për të ndarë dëshmi ose çështje të tjera për këtë fushë. Disa statistika tregojnë që më shumë 79 për qind e njerëzve që hapin letra nga posta elektronike, e lexojnë passhkrimin në fillim.

Shembull P.S. Për vetëm një ditë, po ju ofrojmë zbritje prej 20 për qind për porosinë tuaj të parë./


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...