Chelsea nuk heq dorë nga transferimi i yllit të Man City

United dhe Arsenal në “luftë” për yllin e Romës

Chelsea, thuhet se synon të shtojë përpjekjet e tyre për të nënshkruar me anësorin e Manchester City, Raheem Sterling gjatë javëve të ardhshme.

Përveçse Romelu Lukaku pritet të kthehet në Inter gjatë ditëve në vijim, ka dyshime për të ardhmen afatgjatë të Hakim Ziyech dhe Christian Pulisic, përcjell ORAinfo.

Kjo ka çuar në spekulime në lidhje me ardhjen e mundshme të fytyrave të reja në Stamford Bridge, duke përfshirë atë të Sterling që mund të largohet nga Man City.

United dhe Arsenal në “luftë” për yllin e Romës

Sipas The Mirror, Chelsea synon t’i ofrojë anglezit një mundësi për t’u rikthyer në Londër gjatë afatit kalimtar aktual./ORAinfo/