Çka është gluteni, kush e shkakton ?

Shumë njerëz sot flasin për glutenin, por shumë pak prej tyre e dinë çka saktësisht është.

Gluteni është një lloj proteine që gjendet kryesisht tek gruri dhe drithërat e tjerë si elbi, bullguri dhe thekra. Gluteni është i pranishëm edhe në produktet si pastat, buka, biskotat, balsamet e buzëve, salcat e përpunuara të sallatave, vitaminat, erëzat etj.

Gluteni ndikon negativisht në shëndetin e personave që vuajnë nga sëmundja celiake.

Sëmundja celiake (apo njohur ndryshe si sëmundja e Celiakis) është një sëmundje tretëse, e cila prek 1 në 133 njerëz. Disa prej simptomave të kësaj sëmundjeje janë fryrja abdominale, diarreja dhe konstipacioni, të cilat shpesh diagnostikohen gabimisht si probleme të zakonshme të sistemit tretës, çka do të thotë që 80% e pacientëve nuk diagnostikohen siç duhet dhe si rrjedhojë nuk kurohen. Disa prej pasojave më serioze të sëmundjes celiake përfshijnë: aneminë, osteoporozën, rënien në peshë dhe kequshqyerjen.