“Çunat e drogës”/ Antimafia Italiane zbulon rrjetin e trafikut, informacion sekret dhe nga Durrësi (VIDEO)

Njësia Antimafia Italiane e Leçes në bashkëpunim me Guardia Di Finanza e Brindizit kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar ”San Silvestro 2018” i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh lëndësh narkotike italo-shqiptarë. 9 persona janë vënë nën urdhër arresti, 5 në burg e 4 në arrest shtëpiak.

Mes 5 personave të vënë në pranga 3 janë shtetas shqiptarë banues në Itali, të cilët organizonin vendosjen e kontakteve mes prodhuesve të marijuanës në Shqipëri e grupit të trafikantëve në Itali. Gjithashtu 3 shqiptarët e arrestuar bashkëpunonin në operacionet e transportit të drogës nga Shqipëria në Itali.

Gjatë hetimeve të operacionit e deri më sot në ekzekutimin e tij janë sekuestruar 3750 kg marijuanë, 50 kg hashash, 1 kg kokainë, 1 kg heorinë, 6 mjete lundruese e 3 autovetura. Hetimet e operacionit janë ekzekutuar në sinergji me repartin e Guardia di Finanza në Durrës dhe me autoritetet e policisë shqiptare.

Operazione #SanSilvestro2018 della #GDF #Brindisi. #Arrestate 9 persone per traffico internazionale di ingenti quantitativi di sostanze #stupefacenti, provenienti dall’area #balcanica, tra le provincie di Brindisi, #Lecce e #Bologna.#NoiconVoi pic.twitter.com/IGcZvwYudg

— Guardia di Finanza (@GDF) May 27, 2020

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !