Daçiq i kthehet retorikës së vjetër: Kosova është e imja aq sa është edhe e Thaçit dhe Kurtit

Daçiq: Kosova është e imja aq sa është edhe e Thaçit dhe Kurtit.

Kryeparlamentari i Serbisë, ivica Daçiq ka komentuar deklaratën e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Serbisë, Vladimir Kostiq se Kosova nuk është serbe.

Ai për portalin serb “Kosovo online” tha se “edhe nëse dikush mund të pajtohet me deklaratën e Kostiqit se Kosova nuk është serbe, dikush mund të thotë gjithashtu se Kosova nuk është shqiptare”, transmeton Klan Kosova.

“As Serbia nuk ka sovranitet të plotë mbi tërë territorin e Kosovës, as Kosova, si një shtet gjoja i pavarur, nuk ka sovranitet të plotë mbi tërë Kosovën. Ky është thelbi i problemit ”, theksoi ai.

“Kosova është po aq e imja, siç është edhe e Thaçit dhe Kurtit. Kjo është arsyeja pse është shumë më mirë të negociohet, dhe nëse dikush është fajtor për krime, atëherë ai duhet të mbajë përgjegjësi për ato krime’, shtoi ai, transmeton Klan Kosova.

Mes tjerash Daçiq deklaroi se nuk kanë qëllime të fshehura në lidhje me Kosovën, duan një kompromis dhe sipas tij ky kompromis duhet të marrë parasysh interesat e serbëve dhe shqiptarëve”.
“Nëse dialogu do të jetë i suksesshëm, ai mund të bazohet në atë. Nëse nuk ka ndonjë propozim për një kompromis, nuk ka asnjë iniciativë që do të çojë që Serbia të pranojë diçka”..

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !