Dalin detaje të reja nga plagosja e 66 vjeçarit në Prishtinë

Mosliberalizimin e vizave për Kosovën, deputeti zviceran e sheh si gabimin më të madh të Evropës

Sot është organizuar një bastisje në Prishtinë.

Policia e Kosovës mëngjesin e së dielës ka kryer një bastisje në Lagjen “Kodra e Trimave” të Prishtinës. Gjatë aksionit i dyshuari B.B. ka mbetur i plagosur, meqë i njëjti u kishte drejtuar armën zyrtarëve policorë.

U vunë në krye të detyrës qysh në orët e para të mëngjesit të së dielës. Kjo pas një telefonate që pjesëtarët e Policisë së Kosovës kishin pranuar të shtunën pas mesnate.

Një qytetar nga lagjja Kodra e Trimave në Prishtinë, kishte raportuar se një fqinj i tij, kishte shtënë disa herë me armë zjarri.

Andaj edhe ekipet policore nisën aksionin e tyre. Megjithatë, ata hasën në një rezistencë të papritur.

I dyshuari B.B plagën e mori nga Policia, për shkak se i njëjti u kishte drejtuar armën zyrtarëve policor.

“Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre. Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë”.

Megjithatë, bastisjet në shtëpinë e të dyshuarit vazhduan edhe për rreth dy orë e gjysmë. Aty u konfiskua një arsenal armësh. Për t’u bllokuar pastaj tërësisht rruga rruga “Abaz Shehu”. 66 vjeçari u dërgua për trajtim të plagës në Qendrën Emergjente.

Mjekja kujdestare, Dafina Basholli tregoi për gjendjen shëndetësore të viktimës. Basholli konfirmoi që i dyshuari B.B ka marrë plagë hyrëse dhe dalëse. Ndërkohë hetimet mbi rastin janë duke vazhduar ende nga Policia e Kosovës.