Dalin pamjet/ Momenti i tmerrshëm i përplasjes së avionit ku vdiqën 99 persona (FOTO)

Beckham family missing McDonalds in lockdown as they ‘get Big Mac Special Sauce delivered’

Beckham family missing McDonalds in lockdown as they ‘get Big Mac Special Sauce delivered’

Avioni që u përplas në Pakistan la 99 të vdekur, por në mesin e tyre arritën të shpëtonin dy udhëtarë.

Zafar Masood është një nga të mbijetuarit, që u nxor i gjallë nga rrënojat, i cili tregoi tmerrin që pësoi në momentin e përplasjes së aeroplanit në një objekt banimi,

“E tëra që shihja ishte tym dhe flakë, ndërsa dëgjoja britma nga të gjitha anët, prej të rriturve dhe fëmijëve. Nuk e shihja asnjë njeri nga tymi, vetëm dëgjoj zërat e tyre”, ka thënë Masood.

I mbijetuari tjetër, është Muhammad Zubair, që së bashku me të ishin në radhën e parë të ulëseve.

Të dy kanë lëndime të lehta, ndërsa gjendja e tyre raportohet të jetë nën kontroll.

Autoritetet në Lahore, kanë bërë të ditur se avioni bëri dy përpjekje për ulje, ndërsa përfundoi i përplasur në një objekt banimi, pak momente pasi piloti raportoi se gjendja e aeroplanit nuk është në rregull.