Djali i Fatmir Limajt godet Uran Ismailin

Djali i Fatmir Limajt e ka ‘goditur’ Uran Ismailin.

Durim Limaj, djali i kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt ka ironizuar me sekretarin e PDK-së, Uran Ismaili.

Limaj përmes një postimi në Facebook tha se vlerat e luftës në Kosovë i mbron Urani.

Ky reagim erdhi pas deklaratës së Uran Ismalit, i cili u shpreh se PDK ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhje për ta ruajtur identitetin, rrjedhimisht duke bëre me dije se një koalicion me Nismën nuk do të jetë i mundur.

“Fatmir Limaj ka qenë një kohë figurë e PDK-së, por rruga politike është ndarë herët nga ai me vullnet të plotë. PAN-i ka qenë një bashkim i forcave politike, që ne sot e konsiderojmë që nuk i ka kontribuar identitetit të PDK-së”, tha Ismaili.

Anëtarja e Kryesisë së Nismas Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimi, ka thënë se ka pasur mbështetës të fortë brenda PDK’së, përfshirë edhe Sami Lushtaku që kanë punuar për t’u arritur një koalicion në mes të Nismas dhe PDK’së.

“Do t’i rikthehemi luftës fuqishëm vet, pra Fatmir Limaj vet bashkë me ish-ushtarët e UÇK-së. Ka pasur zëra brenda PDK’së që jo vetëm se kanë bërë përpjekje por edhe kanë shtyrë procesin që të bëhet një koalicion, por ky krahu tjetër ka dashur që ky koalicion të ndodh. Ata të cilët qoftë vet kanë marr pjesë në luftë, qoftë që kanë qenë të përfshirë në luftë. Ju e dini se me kë ka pasur edhe takime z.Limaj, përfshirë edhe Sami Lushtakun”, ka thënë ajo në Frontal.

Por kjo marrëveshje për koalicion ka dështuar sipas saj për shkak të një krahu tjetër që është formuar brenda PDK’së, kundër marrëveshjes me Nisman.

“Një krah tjetër që fare nuk ka pasur të bëj me këtë gjë ka qenë kundër, dhe fatkeqësisht ky krah brenda PDK’së ka fituar. Nuk dua t’i përmend me emra por dihet në Kryesinë e PDK’së se kush ka qenë në luftë. Sa nga ta kanë qenë direkt ose indirekt të lidhur me UÇK’në dhe dihet se një pjesë nuk ka qenë e lidhur me ta”, ka deklaruar më tutje ajo.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !