Djemtë e El Chapo-s izolojnë banorët e Culiacan për shkak të…

Djemtë e bosit të drogës, Joaquin El Chapo Guzman, detyrojnë banorët e Culiacán, kryeqytetit të Sinaloas, në Meksikë, të qëndrojnë të izoluar për shkak të koronavirusit.

Me anë të disa videove të shpërndara në rrjetet sociale, anëtarë të kartelit të drogës, të udhëhequr tashmë nga Iván Archivaldo Guzmán dhe Jesús Alfredo, duken teksa patrullojnë rrugët e Culiacán të armatosur rëndë, teksa u bëjnë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, shkruan “Daily Mail”.

“Pas orës 10 të darkës, të gjithë njerëzit duhet të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre për shkak të koronavirusit, në të kundërt do të ndëshkohen. Këto janë urdhra nga lart, nga ‘Los Chapitos’. Kjo nuk është një lojë, ne nuk po luajmë”, u bëjnë thirrje banorëve, anëtarët e kartelit të drogës./a2cnn

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !