Dyshimet për ryshfet 410 mijë euro të kompanisë ku është aksionar, flet për herë të parë Veton Surroi

Veton Surroi deklarohet për aferën “Brezovica”

Publicisti kosovar, Veton Surroi ka reaguar pas raportimeve për dyshimet e përfshirjes së “Stella Consulting”, kompani kjo ku vetë është një nga aksionarët, në një aferë të dhënies së ryshfetit për ish-kryetarin e Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, në këmbim të lejeve ndërtimore për shtëpiza dhe objektin hotelier në Brezovicë.

Surroi ka thënë se po zhvillohet fushatë kundër tij, derisa ka sqaruar se Stella consulting”, ku ai është aksionar është marrë as me leje, as me ndërtim e as me çfarëdo akti tjetër ekzekutiv të projektit.

““Stella consulting” , si investim i huaj me aksionar mazhoritar z.Gentian Sulon (mik imi dhe afarist i respektuar i Shqipërisë) , i ka kontraktuar të gjitha veprimet e veta ekzekutive nëpërmjet një kontrate të pergjithshme me sistemin ” çelësa në dorë” përfshirë konsulencën paraprake tekniko-ligjore me një kompani tjetër të përzgjedhur në mënyrë të ligjshme midis disa kompanive dhe ka paguar çdo detyrim të ardhur nga kjo kontratë në mënyrë plotësisht të ligjshme dhe duke respektuar ligjet dhe rregullat e Republikës së Kosovës. Çdo dokumentacion ligjor para dhe pas fillimit të ndërtimit deri në mbarimin e veprës është realizuar nga kjo kompani, duke përjashtuar në këtë materje nga çdo përgjegjësi juridike “Stella consulting””, ka shkruar Surroi ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Përgjigje ndaj një fushate

Për hir të sqarimit miqve të mi që janë trazuar nga fushata që po zhvillohet ndaj meje, po i shkruaj këto pak rreshta.

• Prej datës 22 dhjetor të vitit të kaluar janë botuar me dhjeta shkrime në disa portale duke më akuzuar për përfshirje në korrupsion në rastin “Brezovica” . As edhe një herë as njëri prej portaleve-prej atyre që profesion e kanë baltosjen deri te ato që e quajnë veten pjesë të gazetarisë hulumtuese-NUK kanë kërkuar informatë apo koment nga unë. Kjo është shkelje bazike e etikës profesionale.

• “Stella consulting”, aksionar i së cilës jam NUK është marrë as me leje, as me ndërtim e as me çfarëdo akti tjetër ekzekutiv të projektit. “Stella consulting” , si investim i huaj me aksionar mazhoritar z.Gentian Sulon (mik imi dhe afarist i respektuar i Shqipërisë) , i ka kontraktuar të gjitha veprimet e veta ekzekutive nëpërmjet një kontrate të pergjithshme me sistemin ” çelësa në dorë” përfshirë konsulencën paraprake tekniko-ligjore me një kompani tjetër të përzgjedhur në mënyrë të ligjshme midis disa kompanive dhe ka paguar çdo detyrim të ardhur nga kjo kontratë në mënyrë plotësisht të ligjshme dhe duke respektuar ligjet dhe rregullat e Republikës së Kosovës. Çdo dokumentacion ligjor para dhe pas fillimit të ndërtimit deri në mbarimin e veprës është realizuar nga kjo kompani, duke përjashtuar në këtë materje nga çdo përgjegjësi juridike “Stella consulting”.

• Portalet e këtilla nuk ndiejnë përgjegjësi profesionale e as juridike për veprimet e veta. Sivjet bëhen NËNTË vjet prej kur është ngritur padia për shpifje kundër një portali. Gjykata në shkallë të parë pas PESË vjetësh konstatoi se portali dhe përgjegjësit e tij kanë shpifur kundër meje dhe u është caktuar dënimi me të holla. Prej atëherë kanë kaluar KATËR vjet dhe lënda pret për t’u shqyrtuar në Gjykatën e apelit.

Lajme me shume...