E papritur: Sheikët nga Bahreini mbeten pa Milanin, një tjetër fond i madh është përfshirë në garë

Roberti flet për pushimet e fundit me Norën dhe vajzën

Sheikët nga Bahreini mbeten pa Milanin, një tjetër fond i madh është përfshirë në garë.

Lajm bombastik, një tjetër fond është përfshirë në garë për blerjen e Milanit!

Blerja e Milanit nga fondi Investcorp është tema kryesore në mediat sportive muajin e fundit.

Fondi nga Bahreini është pranë blerjes së Milanit nga Elliott për 1 miliardë euro, por sipas raportimeve të fundit në garë është përfshirë edhe një tjetër fond i madh.

Sky Sport, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se fondi amerikan RedBird synon blerjen e Milanit nga Elliott.

RedBird Capital ka aksione në Fenvai Sports Group pronare e Liverpoolit dhe klubit të bejzbollit Boston Red Socks.

RedBird Capital është pronar i klubit francez Toulouse që siguroi promovimin në Ligue 1 për sezonin e ardhshëm.

Sky Sport, shkruan se RedBird Capital ka nisur bisedimet me Elliott dhe se janë të gatshëm të ofrojnë më tepër se Investcorp për ta blerë Milanin.