Edhe në Shqipëri kryhen nga tash testet për linë e majmunëve

Ministrja Haxhiu flet për Vettingun: Ky proces nuk ka të bëjë me emra të përveçëm, pres të kem takime edhe me opozitën

Testet për linë e majmunëve prej tash kryhen edhe në Shqipëri.

Mbërrijnë në Shqipëri testet e para për diagnostikimin e rasteve të dyshuara me linë e majmunëve apo kontakteve të tyre.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manatirliu, vizitoi sot laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik, ku bëri me dije se testimet për linë e majmunit do të kryhen në Shqipëri.

“Në laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik tashmë ne kemi bërë të mundur që për 250 rastet të para që mund të jenë të dyshuara, të kemi dhe testet specifike në këtë laborator”, u shpreh ministrja, përcjell Klankosova.tv

Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, Shqipëria vlerësohet me risk të ulët për sa i përket lisë së majmunit.