Einxhel eliminohet nga Big Brother VIP si më e votuara e javës, por i qëllon bileta kthyese

Në spektaklin e së martës është larguar konkurrenti i radhës nga Big Brother VIP.

Mes Ilirit, DJ Dagzit dhe Einxhel që ndodheshin në televotim gjatë javës, banorja më e votuar nga publiku për të dalë rezultoi moderatorja Einxhel Shkira.

Ajo u largua mes lotësh nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, pasi la prapa DJ Dagzin, me të cilin krijoi një lidhje brenda ambienteve të BBV.

Einxhel Shkira ka qenë pa diskutim një prej banoreve më të forta të këtij spektakli dhe shpesh ajo është nominuar nga banorët e tjerë nën arsyen si konkurrente e fortë.

Mirëpo pasi arriti në studio, me të hapur biletën e “Lori Caffe”, asaj i ka qëlluar bileta kthyese – gjë që ia ka mundësuar asaj rikthimin asaj në shtëpi.

Ndërkohë banori i parë që shpëtoi nga televotimi si më pak i votuari për të dalë, ishte balerini Ilir Shaqiri.

Lajme me shume...