Elita përgatitet me dalë, do ta ‘shashtrisë’ Gjikon me këtë fustan provokues

Elita Rudi, është moderatorja e njohur që bëri bujë të madhe me lidhjen e saj me reperin, Gjiko.

Lidhja e saj u komentua aq shumë, saqë Elita pothuajse ishte çdo ditë pjesë e mediave rozë, shkruan ORAinfo.

Dashuria e tyre u forcua, kur në jetë erdhën dy fëmijët e tyre, Zëri dhe Bota.

Krahas kujdesit për dy fëmijët e saj, Elita shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

Elita këto ditë po qëndron për pushime me burrin e saj, Gjikon në Turqi.

Ajo ka publikuar disa foto ku tregon se është bërë gati me dalë në darkë.

E veshur me fustan provokues, Elita do ta ‘shkrijë’ burrin e saj me këtë veshje. /ORAinfo/