Emisari gjerman: Kosovës duhet liberalizuar vizat, s’duhet humbur kurrë kjo mundësi

Sarrazin: Kosovës duhet liberalizuar vizat, s’duhet humbur kurrë kjo mundësi.

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Bashkimi Europian duhet të mbajë zotimet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i hequr regjimin e vizave Kosovës dhe duke hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Hapja negociatave për anëtarësim [me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut] dhe liberalizimi i vizave [për Kosovën] janë të rëndësishme në këto momente historike, si dhe nënvizojnë besueshmërinë e BE-së”, ka thënë Sarrazin gjatë një forumi në Serbi.

Ai gjithashtu tha se kur vjen puna të liberalizimi i vizave, shteti i tij është i gatshëm për të siguruar një përgjigje konkrete.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është i rëndësishëm sepse nënvizon besueshmërinë e BE-së. Ne s’duhet ta humbim kurrë këtë mundësi”.

Sarrazin shtoi se integrimi në BE gjithashtu nënkupton përafrim me vendet e Ballkanit Perëndimor me sigurinë e përbashkët dhe politikën e jashtme të BE-së.

Emisari gjerman sot është pritur në Serbi nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili njoftoi për vizitën e parë zyrtare të Sarrazinit në Serbi në llogarinë e tij zyrtare