Fifi thotë se Arbana Osmani i ka borxh: “Unë nuk di me rrejt”

“Unë nuk di me rrejt”, Fifi thotë se Arbana Osmani i ka borxh.

Këngëtarja e njohur, Fifi ka zbuluar se moderatorja Arbana Osmani i ka një “borxh” pa shlyer. Ajo tregoi se kishin vënë bast me njëra-tjetrën, nëse do lidhej apo jo brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, gjë e cila nuk ndodhi.

Më tej, Fifi tha se që nga ai moment është shumë e mërzitur me Arbanën.

“Unë nuk di me rrejt, pavarësisht që disa lëvizje i kam bo palidhje. Lidhëm bast nëse do të dashurohesha brenda shtëpisë së ‘Big Brotherit’. Unë nuk dashurova brenda, ajo më ka një pal këpucë borxh dhe jam mërzit shumë që nuk mi ka la”, u shpreh këngëtarja.

Kujtojmë që ajo aktualisht po shijon romancën me biznesmenin, Adis Patushin dhe duket që janë shumë të lumtur së bashku.