Fizikanti amerikan përmend Kosovën si shembull të mirë për menaxhimin e pandemisë Covid-19

Detaje rreth pacientit të ri me koronavirus nga Rahoveci: Kishte transportuar vjehrrën e infektuar

Kosova duket se ia ka dal mirë me menaxhimin e situatës së pandemisë.

Fizikanti amerikan, Yaneer Bar-Yam, ka marrë shtetin e Kosovës si një shembull të mirë të menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19.

Shembullin e tij e ka shpërndarë në Facebook ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Falë veprimeve të shpejta dhe vendimtare duke i ndjekur këshillat e ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar, përfshirë edhe tonëve, shkalla e vdekjes nga Covid-19 në Kosovë është 20 herë më e ulët se e Suedisë. Përkundër mungesës së resurseve dhe një sistemi të dobët të shëndetësisë, një nga shtetet më të varfëra të Europës është bërë një storie suksesi”, ka thënë ai në Twitter.

“Por edhe në Kosovë, njerëzit duhet që të vazhdojnë t’iu binden masava të qeverisë. Masat duhet të largohen gradualisht në mënyrë që të evitohet një rritje e madhe e infeksioneve që mund të jetë më e keqe se vala e parë. Kujdesi i madh në këtë kohë fiton garën!”, përfundon ai.

Detaje rreth pacientit të ri me koronavirus nga Rahoveci: Kishte transportuar vjehrrën e infektuar

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !