Flet i karantinuari në konvikte: Njerëzit avulloheshin nga këtu, dilnin para kohe e pa kritere

Edhe VV mbështet kërkesën e PDK’së për hetim parlamentar të rastit të 26 vjeçarit nga Gjilani

I karantinuari në konvikte: Njerëzit avulloheshin nga këtu, dilnin para kohe e pa kritere.

Shqipron Berisha para 16 ditëve kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë pas një vizite që kishte bërë atje. Ai kishte qëndruar në Qendrën e Studentëve për plot 16 ditë duke u liruar sot nga aty pas rezultatit negativ në testin për Covid 19. Por në një lidhje për Gazetën Express, Shqiproni dha ankesa sa i përket trajtimit të tij në Qendrën e Studentëve.

Tha se ka parë përsona që kanë dalë nga aty pa plotësu kriteret e nevojshme dhe pas rreth tre-katër ditëve sa i kishin kaluar ata në karantinë. Arsyet e daljes së tyre, Shqiproni tha se nuk i di.

“Dje i kemi ba teste dhe kemi rezultu negativ. Unë në Kosovë kamë ardhë me 20 prill nga Zvicra aty ku isha për vizitë.kur kemi zbritë në aeroport, na kanë ba disa kontrolle. Të gjithë kemi rezultu mirë. Moshat e shtyra i kanë lëshu direkt për në shtëpi. Por kur kemi huypë në autobus, të gjithë kemi qenë aty, realisht nuk është respektu distanca”, shpjegon ai.

Tutje, Shqiproni tregon se nuk e di se si persona të caktuar kishin dalë nga Konviktet pa përmbushë kriteret e nevojshme për dalje.

“105 veta kemi ardhë në Kosovë me atë aeropolna. Atje u avulluan njerëzit, disa u eleminuan. U lëshuan, nuk e di pse arsyen. Rreyh 60 persona janë ardhë në konvikte me ne. Por në ditën e tretë në Konvikte kemi qenë më pak se 20 eprsona, dhe testin kur e kemi ba dje kemi qenë kaq persona. Ka pas mosha të dnryshme që kanë dal prej konvikteve pa i përmbushë ditët. U përgaditeshin lloj-lloj plane me u lëshu. Nuk e di pse u bë kjo padrejtësi për ne. Pa e pas një ndihmesë jashtë, askush nuk mund të dal nga këtu. Ka pas persona që kanë dal nga aty edhe rreth orës 00:30 të mbrëmjes”, thotë ai”, shpejgon ai.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !