Fyu Presidentin Erdogan, gazetarja arrestohet në orën 2 të mëngjesit

Blinken autorizon vendet baltike të dërgojnë armatime në Ukrainë

Një gjykatë në Turqi urdhëroi që gazetarja e njohur Sedef Kabas të qëndrojë në burg në pritje të gjyqit për fyerje të presidentit të vendit Rexhep Tayip Erdogan.

Policia turke e ndaloi gazetaren Kabas në orët e para të mëngjesit dhe e çoi në stacionin e policisë së Stambollit përpara se ta transferonte në gjykatën kryesore të qytetit, ku një gjykatës më pas vendosi në favor të arrestimit të saj.

Fyerja e supozuar e Kabas ishte në formën e një proverbi të cilin ajo e shprehu si në një kanal televiziv opozitar ashtu edhe në llogarinë e saj në Tëitter.

Merdan Yanardag, kryeredaktor i kanalit Tele 1 në të cilin Kabas bëri komentin, kritikoi ashpër arrestimin e saj. “Arrestimi i saj në orën 2 të mëngjesit për shkak të një proverb është i papranueshëm”, shkroi ai në Tëitter. “Ky qëndrim është një përpjekje për të frikësuar gazetarët, mediat dhe shoqërinë”.

Ligji për fyerjen e presidentit në Turqi parashikon një dënim që varion nga një deri në katër vjet burg. (E.H/Faxweb.al)