Gjendet i vdekur një 49-vjeçar në Gjakovë

Kështu ishte arsyetuar Haradinaj dy takimet me Radojiçiqin, që Kurti ia përmend vazhdimisht

Një person është gjetur i vdekur në Gjakovë.

Sot rreth orës 04:00, një person është gjetur pa shenja jete në një barakë në rrugën “Dedë Gjon Luli”, në Gjakovë.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai tha se viktima është 49 vjeç dhe se trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.

“Sot rreth orës 04:00 është pranuar informacion se në rrugën “Dedë Gjon Luli” në Gjakovë një person mashkull lindur në vitin 1973, në një barakë, dyshohej se ishte i vdekur. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Elezaj.