Glauk Konjufca: Sondazhi i fundit VV-në e qet mbi 40%, me 50 deputetë

Trump vazhdon me të vetën: Pas marrëveshjes, Hoti dhe Vuçiq treguan sa shumë e duan njëri-tjetrin

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se në një sondazh të bërë së fundmi nga një parti politike del se Vetëvendosje do të fitojë 42 për qind të votave, që i bie rreth 50 deputetë.

“Sondazhi i fundit që e ka bërë një parti politike në Kosovë ka dalë mbi 40 për qind, me deputet diku 50 deputetë. Kjo ka dalë nga një sondazh që e ka bërë një parti politike”, ka thënë ai në Prime Time të Kanal 10.

Ai ka thënë se kjo përqindje është pa Vjosa Osmanin. Konjufca nuk ka treguar se me çfarë përqindje ka dalë partia e Vjosa Osmanit.

“Vjosa Osmani ka qenë e vendosur si e pavarur. E kam kqyr por nuk kisha dashtë me folë për tjerat subjekte, unë po flas veç për Vetëvendosjen. Në bazë të këtij sondazhi po të bëhej një koalicion VV, Vjosa me opsionin e vet dhe pakicat do të kishte një qeverisje më e qartë që do të fokusohej në në antikorrupsion, drejtësi, ekonomi”, tha ai.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !