Me datë 26 Maj 2022, është mbajtur Konferenca Vjetore e Projektit “Stabilizimi i mëtejm i komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë përmes mbështetjes së shtuar socio-ekonomike”.
Qëllimi i kësaj konference ishte prezantimi i të arriturave të Projektit, i cili është zbatuar nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosova në partneritet me WEntrepreneur Kosovë dhe me mbështetjen e Arbeiter Samariter Bund – ASB.
Ky projekt ka filluar së zbatuari me 1 Nëntor 2020 dhe përfundon me 31 Dhjetor 2022, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Projekti ka arritur të realizojë në kohë dhe me sukses aktivitete të cilat kanë mundësuar përmbushjen e objektivave të planifikuara. Realizmi i këtyre objektivave nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e Komunave partnere.
Drejtori i Projektit Z.Valentin Hoxha, në fjalimin e tij të mbajtur para Kryetarëve dhe Nënkryetarëve të Komunave, Zyrtarëve Komunal, përfituesëve dhe para të pranishmëve të tjerë, shprehu falenderim për Komunat partnere për bashkëpunimin e deri tanishëm dhe theksoi rëndësinë e madhe që ka përkrahja që ju ofrohet qytetarëve.
Gjatë kësaj ngjarjeje, u nënshkruan edhe kontratat me 44 gra përfituese, në kuadër të Thirrjes për Grante: “Gratë në biznes” si dhe u diskutua rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes përfituesve, partnerëve dhe hisedarëve të Projektit tonë.
Në këtë konferencë pjesëmarrës ishin 70 persona.