Greqia hap shkollat të hënën, por ka një kush për mësuesit e nxënësit: Dy herë në javë duhet…


Greqia do të hapë nga e hëna të gjitha shkollat në rang kombëtar deri në fund të semestrit.Nga java tjetër gjithë nxënësit e mësuesit do të rikthehen në shkolla pas rreth tre muajsh mbyllje, ndërkohë që është vendosur edhe një kusht për këtë.

Çdo mësues dhe nxënës duhet të vetëtestohet për COVID-19 dy herë në javë që të hyjë në shkollë. Tashmë vetëtestimi në Greqi është bërë nga sot falas nëpër farmaci.

Ndërkohë dje Greqia hapi edhe kafenetë, lokalet, restorantet e baret teksa më 15 maj nis sezonin turistik dhe ka planifikuar një hapje totale në funksion të saj.

The post Greqia hap shkollat të hënën, por ka një kush për mësuesit e nxënësit: Dy herë në javë duhet… appeared first on Hapur.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...