Guardiola transferon ylllin e madh të Interit

Barcelona pranon ta shesë yllin 60 milionësh

Guardiola ‘godet në zemër’ zikaltërit, transferon yllin e skuadrës.

Inter po feston nga mbrëmë trofeun e dytë për këtë sezon pasi në finalen e Coppa Italia mposhti 2-4 skuadrën e Juventusit.

Por gjithë kjo festë mund të prishet nga milionat e Manchester City, me Pep Guardiolan që i ka vënë syrin njërit prej talenteve më të mëdhenj të skuadrës.

Dështimi në Champions League ka bërë që Citizens të fillojnë tashmë lëvizjet e para në merkato, me Alessandro Bastonin që pritet të jetë goditja e madhe për repartin e mbrojtjes.

Qendërmbrojtësi i lindur në vitin 1999 ka tërhequr vëmendjen edhe të Bayern Munich por Pep Guardiola nuk e ka ndërmend të kursehet për ta bërë italianin për vete.

InterLive.it ka bërë të ditur se çmimi i Bastonit sillet tek 60 milionë euro, para këto që mund të ofrohen menjëherë nga sheikët e Cityt.