Hakimi i orareve të Televizioneve ruse gjatë Paradës në Sheshin e Kuq: Gjaku i ukrainasve në duart e Putinit

Një hakim i madh i orareve të televizioneve ruse bëri që miliona njerëz të shikonin mesazhin se “gjaku i ukrainasve ishte në duart e rusëve.”

Thirrja “Jo luftës” erdhi ndërsa rusët po përgatiteshin për të parë paradën vjetore të Ditës së Fitores në Sheshin e kuq të kryesuar nga Vladimr Putin.

Hakerat shfaqën mesazhin në kanale të ndryshme të transmetuara nga operatori celular MTS, NVT Plus , Rostelecim dhe Wink.

Një mbishkrim u shfaq mbi ekrane te hakuara ku shkruhej: “Gjaku i mijëra ukrainasve dhe qindra fëmijëve të tyre është në duart tuaja. Televizioni dhe autoritet gënjejnë. Jo luftës.”

Putin mori pjesë në Paradën Vjetore të Ditës së Fitores më 9 maj, ditë kur shënohet përvjetori i fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Në fjalimin e tij presidenti rus tha se lufta në Ukrainë ishte e nevojshme sepse Perëndimi “po përgatitej të pushtonte Rusinë.”

Por deri më tani, një deklaratë e shumëpritur e luftës së përgjithshme ndaj Ukrainës ka dështuar të materializohet, shkruan The Sun.

Shfaqja ajrore që përfshin avionin e tij bërthamor të Doomsday u anulua papritur në minutën e fundit në Moskë për shkak të motit të keq.

Por ka pasur spekulime se ishte për arsye sigurie dhe frikë nga sulmet ndaj avionëve.