Haradinaj në Uashington takohet me Gabriel Escobarin (FOTO)

“Turp”, Jashari kritikon disa media: S’kam qenë asnjëherë nën hetime

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar sot në Departamentin e Shtetit nga emisari amerikan Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.

Ai ka publikuar në Facebook fotografinë me të dhe ka njoftuar se me Escobar ka folur dhe për dialogun me Serbinë, ku i ka thënë se duhet rol aktiv i SHBA-ve për marrëveshje finale, që duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

“Në Departamentin e Shtetit u prita sot në takim nga emisari amerikan Gabriel Escobar Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë. Biseduam për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, dhe ripërsërita përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke dhe respekton integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Theksova se kjo gjë mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Falënderova z. Escobar për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.(INA)