Bad News Eagles arrijnë fitoren e parë ndaj Eternal Fire në ‘Antwerp Major 2022’.
Forma e mirë e skuadrës nga Kosova vazhdon edhe në turneun më të madh të CS:GO
Djelmoshat e Kosovës mposhtën ekipin turk, Eternal Fire në ndeshjen e parë të turneut ‘Antwerp Major 2022’.
16:14 ishte fitorja e Bad News Eagles.
Do të luhen edhe dy ndeshje të tjera për të kuptuar nëse djemtë e Kosovës do të shkojnë tutje në fazën tjetër në këtë turne, që marrin pjesë për herë të parë.