Inter dhe Juventus përfundojnë pjesën e parë me shifra të njëjta

Nga një gol për secilën skuadër, Inter dhe Juve shkojnë në pushim me shifra identike.

Ka përfunduar me rezultat të barabartë pjesa e parë e ndeshjes së Superkupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit (1-1) që u zhvillua në Giuseppe Meazza.

Ishte një gjysmë e parë dinamike, në të cilën u realizuan dy gola – nga një për secilën skuadër.

Ishin mysafirët ata që realizuan të parët përmes Weston McKennie (25’), i cili realizoi me kokë pas një harkimi të mirë nga Alvaro Morata.

Vendasit e barazuan rezultatin përmes Lautaro Martinez nga penalltia (35’), pas një ndërhyrje të gabuar të Mattia De Sciglio në Edin Dzeko.

Lajme me shume...