Inzaghi përforcon Interin me yllin e Lazios


Inzaghi do marrë me vete tek Inter edhe yllin e Lazios.

Simone Inzaghi duket se nuk dëshiron që në San Siro të arrijë duarthatë nga skuadra e Lazios.

Ai me vete dëshiron që të marrë njërin nga emrat kryesorë të skuadrës Biancoceleste.

Bëhet fjalë për Luis Alberton për të cilin Inter ëndërron ta ketë nën urdhërat e saj dhe nga ana tjetër edhe Claudio Lotito ka shprehur gatishmërinë për ta shitur.

Mirëpo presidenti i skuadrës kryeqytetase nuk do ta lërë atë të largohet për një shifër më të ulët se 60 milionë euro.

Kjo shumë është e papërballueshme për Interin e cila është duke kaluar nëpër një krizë të thellë financiare.

Neroazzurët nuk e kanë ndërmend që të dorëzohen dhe këtë verë do provojnë të gjitha mundësitë për të plotësuar dëshirën e trajnerit të tyre.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...