Ishte kot mbyllja? Rama debaton dhe për mos hapjen e kufijve

Kryeministri Edi Rama ka qenë paraditën e sotme me anasadorin e BE-së Luigi Sorecca në qytetin e Lushnjes.

Ata ishin në pikën e re të grumbullimit, “Elian Export”, ku bëhet grumbullimi, seleksionimi, kalibrimi, ambalazhimi dhe tregtimi i fruta-perimeve të freskëta për eksport.

Pasi uroi sipërmarrësit për aktivitetin e krijuar, Rama tha se tashmë pothuajse të gjitha bizneset janë hapur dhe se shumë pak kanë mbetur të mbyllura.

Edi Rama: ”Kur do e hapni fabrikën e re?”

Sipërmarrësja: ”Presim hapjen e kufijve.”

Edi Rama: ”Hapja e kufijve, se më thonë mua hapi, të gjitha i kanë të mbyllura.

Sipërmarrësja:Po Maqedonia ka filluar.”

Edi Rama: Çfarë të them unë tani? Ngaqë ja dolëm me kaq sukses, thonë ishte kjo kot kjo punë. Na hap na hap, edhe pak gjëra kanë mbetur. Ishalla s’po detyrohemi të kthehemi mbrapa.”

#RESPEKTLushnjë – Aty ku puna me tokën dhe transformimet mbresëlënëse të viteve të fundit nuk kanë bërë kurrë lajm dhe ku realiteti flet qartë për rilindjen e vështirë, por të vazhdueshme të bujqësisë, përmes plot shembujsh kuptimplotë, si ky i Nedrete Arapit dhe familjes së saj nga ZgjanaFalë edhe financimit direkt nga programi i qeverisë + fondit nga programi europian IPARD II – ku Shqipëria po ia del të thithë fonde të konsiderueshme, si rezultat i rritjes së cilësisë së projekteve dhe bashkëpunimit AZHBR-Fermer- magazina e thjeshtë ku nisi historia e suksesit të kësaj familjeje punëtore, është transformuar në një strukturë moderne që gjeneron punësim dhe garanton rritjen e përvitshme të eskporteve në Bashkimin Europian#ShqipërinëqëDuam

Publiée par Edi Rama sur Mardi 26 mai 2020

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !