Italia nis të “hapë dyert”, ja lehtësirat në vend nga sot

Pas më shumë se dy muajsh karantinë të përforcuar, italianët kanë nisur disa nga aktivitetet e munguara. Ata mund të dalin lirisht në rajonin e tyre, të vizitojnë të afërmit apo të shkojnë në parqe.

Sipas vlerësimeve më shumë se 4 milionë persona do të kenë mundësinë nga kjo e hënë të rikthehen në vendet e punës.

Kryeministri Conte iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e shpërdorojnë progresin e arritur duke neglizhuar kontrollet e higjienës dhe duke lejuar infeksionet e reja. “Sot më shumë se kurrë, fati i kombit tonë është në duar tona”, u shpreh kreu i qeverisë.

Një goditje të rëndë nga kjo pandemi pësoi dhe ekonomia e vendit. Sipas ekspertëve ajo parashikohet të ketë një kontraktim prej 9% gjatë këtij viti, gjë që do të lejë një shenjë të madhe.

Tashmë në Itali numërohen 210 mijë raste me koronavirus dhe 28 884 viktima, bilanc ky që konsiderohet si ndër më dramatikët në Europë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !