Ja kur Lukaku arrin te Inter për testet mjekësore

Lewandowski te Barcelona, komplikohet gjithçka

Pas një sezoni të vështirë, Romelu Lukaku do të rikthehet te Interi.

Reprezentuesi belg ka mundur të shënojë vetëm 15 gola në të gjitha garat me Chelsean, i cili tani do ta lërë të largohet, megjithëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, përcjell ORAinfo.

Lewandowski te Barcelona, komplikohet gjithçka

Sulmuesi 29-vjeçar do t’i bashkohet Interit në formë huazimi pasi u arrit një marrëveshje me skuadrën angleze për 8 milionë euro dhe variabla. Chelsea pagoi 113 milionë euro për italianët për Lukakun verën e kaluar, një nënshkrim që nuk ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar.

Ishte planifikuar që ish-lojtari i Manchester United të zbarkonte në Itali për të kryer testet mjekësore të enjten, por duket se Lukaku do të jetë aty përpara afatit. ‘La Gazzetta dello Sport’ raporton se ai do të jetë në Milan këtë të mërkurë./ORAinfo/