Ja përse virulenca e COVID-19 është në rënie në Shqipëri

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho u shpreh se të dhënat shkencore që vijnë nga institutet, tregojnë se virulenca e COVID-19 është në rënie. Ai tha në Ora news se pritshmëritë për verën janë optimiste duke pasur një verë normale dhe të qetë.

“ Të dhënat shkencore që vijnë nga institutet, tregojnë se virulenca është në rënie. Mjekët italianë kanë zbuluar disa forma të COVID-19, që janë shumë më pak virulente.

Ata referojnë se pacientët që po diagnostifikohet së fundmi kanë shenja të lehta dhe po trajtohen në kushtet e shtëpisë, as më tepër të kenë nevojë për kujdes intensive.

Këto shenja ne po i prisnin dhe ndërkohë, gjatë verës imuniteti i popullatës forcës, pasi kemi jetën aktive, ushqyerjen dhe vitaminë D. Kjo bën që situata për verën të jetë optimiste dhe do të kemi një verë normale dhe të qetë.”, tha Dasho.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !