Juventus, Inter dhe Barcelona në garë për yllin e Manchester Cityt

Reklama

Juventus, Inter dhe Barcelona në bisedime për të nënshkruar me Agueron.

32-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe sipas El Chiringueto, Juventus dhe Inter kanë nisur bisedimet që të nënshkruajnë me të si agjent i lirë.

Barcelona dhe PSG gjithashtu ishin të lidhur me argjentinasin, që i skadon kontrata në verë.

Aguero ka shënuar dy gola në vetëm nëntë paraqitje këtë edicion, derisa ka humbur 10 ndeshje me Manchester Cityn mes muajit janar dhe shkurt, pasi doli pozitiv me COVID-19.

Mbetet të shihet se cila skuadër do nënshkruajë me Agueron, lojtar që gjithashtu është i hapur për rinovimin në “Etihad”.

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...