Juventus sapo zyrtarizoi super lojtarin nga Serie A

Ky lojtar është prioritet i Barcelonës për ta sjell në ‘Camp Nou’

Gleison Bremer lojtar i Juventusit

Juventusi është përforcuar me Gleison Bremer, i cili sot nënshkroi një kontratë që e lidh atë me klubin bardhezi deri në vitin 2027.

I lindur në Brazil, Gleison Bremer Silva Nascimento vjen nga Torino dhe shquhet për forcë të madhe fizike, pozicionim, goditje të shkëlqyera dhe aftësi ajrore.

Ai ka shënuar 13 gola në tre sezonet e tij në Itali, 11 në Serie A.

Ky lojtar është prioritet i Barcelonës për ta sjell në ‘Camp Nou’

Bremer ka luajtur me Atletico Mineiron para se të kalonte te Torinon ku luajti 110 ndeshje.

Ai sezonin e shkuar u shpall MVP nga Lega Serie A si “Mbrojtësi më i mirë për sezonin 2021-22”.

Juventusi ka paguar 41 milionë euro për shërbimet e tij, ndërsa 8 milionë të tjera janë në formë bonusesh.

Braziliani do të bashkohet me ekipin nesër, ndërsa do të jetë në SHBA për përgatitjet parasezonale.

Ky lojtar është prioritet i Barcelonës për ta sjell në ‘Camp Nou’