Kasami në Ditën e Çlirimit të Deçanit, mirëpritet nga Ramush Haradinaj në Gllogjan (FOTO)

Baton Haxhiu akuzon Jeta Xharrën

Kryetari i komunës së Tetovës dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot ka marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të Çlrimit të Deçanit.

Ai në këtë përvjetor ka qenë përkrah kryetarëve të komunave të tjera, ambasadorëve si dhe përfaqësuesve të trevave të ndryshme. Më pas ka qëndruar edhe në Kullën e familjes Haradinaj, ku është mirëpritur nga Ramush Haradinaj.

“Nga Peja për në Deçan, aty ku së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, ambasadoren e Shqipërisë në Athinë, kryetarin e Ulqinit dhe atë të Lezhës si dhe përfaqësues nga Lugina e Preshevës, u mirëpritëm nga i pari i kësaj komune, miku im z. Bashkim Ramosaj për të uruar 16 qershorin, Ditën e Çlirimit të Deçanit. Për nder të kësaj dite, vizituam dhe bashkërisht bëmë homazhe në Gllogjan, në vendin e lavdisë, në kullën e familjes Haradinaj ku na priti i pari i kësaj familje, miku ynë Ramush Haradinaj”, ka shkruar Kasami.

Ai po ashtu ka vizituar edhe Panairin Veror “Deçani 2022”, panair ky që nxjerr në pah veprat e artit, botime të librave, ushqimet tradicionale vendore dhe bën bashkë biznese të ndryshme në promovimin e tyre. (INA)

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=563835618445755&set=a.464536118375706&type=3