Kërcënohet Matteo Renzi/ Ish-kryeministrit i dërgohet një zarf me dy plumba, ja reagimet e politikanëve në Itali


Ish-kryeministri i Italisë Matteo Renzi është kërcënuar nga persona të panjohur. Raportohet se kreut të Italia Viva-s i është dërguar një zarf me dy plumba.

Rasti është dënuar nga politikanë të ndryshëm në Itali, duke përfshirë edhe kreun e Lëvizjes 5 Yje.

“Solidaritet me senatorin Matteo Renzi, çdo formë frikësimi është për tu dënuar”- shkruan Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio.

“Është koha tu thuhet mjaft politikave të urrejtjes dhe dhunës”, tha Tereza Bellanova, deputetja dhe anëtarja e Italia Viva. “Matteo ne jemi krah teje, të fuqishëm dhe krenar, ne nuk do të intimidohemi”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Renzi mori një telefonatë nga Presidentja e Senatit Elisabetta Casellati, e cila shprehu solidaritetin e saj. Matteo Renzi iu përgjigj mesazheve solidarizuese me fjalët: “Faleminderit të gjithëve. Le të ecim përpara së bashku me liri dhe guxim”.

The post Kërcënohet Matteo Renzi/ Ish-kryeministrit i dërgohet një zarf me dy plumba, ja reagimet e politikanëve në Itali appeared first on Hapur.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...